Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Një burrë është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, tetë ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor. Hernan Gil u shpëtua pas një operacioni të ndërlikuar, më shumë se 100 orë pasi ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizonin vendndodhjen e tij nën rreth 140 tonë rrënoja. Në operacion morën pjesë qindra efektivë nga Venezuela, Kili, Kosta Rika, El Salvadori, Meksika, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara. Një zjarrfikës kilian e cilësoi misionin si “operacionin më kompleks dhe teknikisht më të vështirë” të karrierës së tij. Gjatë përpjekjeve, kanalet e krijuara për të arritur te i mbijetuari u shembën disa herë, duke rrezikuar si ekipet e shpëtimit, ashtu edhe vetë Gilin. Pasi arritën kontakt vizual me të përmes...