Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!
Tre gra, njëra prej tyre shtatzënë, u sulmuan me thikë pranë një stacioni tramvaji, në veri të Parisit. Autoritetet franceze raportuan se dy nga të plagosurat u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa njëra pësoi lëndime më të lehta.Për ngjarjen u arrestua një 31-vjeçar, i cili sulmoi gratë në rrugë me dy thika kuzhine. Sipas policisë, të plagosurat në veri të kryeqytetit ishin të moshës 19, 24 dhe 36 vjeçe. “Pamë një burrë që kaloi me dy thika dhe goditi tre persona. Pastaj një i ri e goditi autorin me çantën e tij, duke e rrëzuar përtokë”, thanë dëshmitarët nga vendngjarja. Ndërkohë, një oficer policie jashtë detyrës ndërhyri menjëherë, duke neutralizuar dhe arrestuar autorin. Identiteti i të dyshuarit dhe motivi i sulmit nuk...
Burimi:
javanews.al