Tërmeti godet Napolin, frikë dhe dëme në Pozzuoli/ 21 të plagosur pas lëkundjes 4.7 ballë
Pamje të reja nga terreni tregojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e së premtes zonën e gjerë të Napolit në Itali, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme materiale në disa ndërtesa. Lëkundja me magnitudë 4.7 ballë e shkallës Rihter u regjistrua në orën 19:46 sipas kohës lokale, ndërsa deri tani raportohet se 21 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Zona më e prekur është Pozzuoli, pranë fushës vullkanike Campi Flegrei, ku janë evidentuar dëmet kryesore në ndërtesa. Autoritetet italiane bëjnë me dije se pas goditjes kryesore janë regjistruar mbi 30 pasgoditje, me më të fortën që u ndje në orët e para të mëngjesit me magnitudë 3.1. Pamjet nga zonat e...
Burimi:
ntv.al