‘Tërmet politik’ në Itali, Bloomberg: Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja para afatit
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po shqyrton mundësinë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen që në prill të vitit të ardhshëm, disa muaj përpara afatit ligjor që skadon në fund të vitit 2027. Sipas burimeve të cituara nga Bloomberg, Meloni ka frikë se sa më gjatë të presë, aq më shumë mund të bjerë niveli i mbështetjes për qeverinë e saj. Një tjetër shqetësim lidhet me kohën që do të kishte qeveria e re për të miratuar buxhetin e shtetit, i cili duhet të kalojë deri në fund të vitit. Sipas të njëjtave burime, ideja është diskutuar edhe me zyrën e presidentit Sergio Mattarella, i cili ka kompetencën për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Zyrat e Melonit dhe Mattarellës nuk kanë...
Burimi:
javanews.al