Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro
Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Egjiptin në orët e para të mëngjesit të së hënës. Lëkundjet sizmike u ndjenë gjithashtu në Palestinë, Jordani, Liban dhe Qipro. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të konsiderueshme. Sipas Institutit Kombëtar Egjiptian për Kërkime Astronomike dhe Gjeofizike, tërmeti u regjistrua në orën 03:01 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 38 kilometra nga Suezi. Qendra Euro-Mesdhetare Sizmologjike (EMSC) vlerësoi se rreth 66 milionë njerëz e kanë ndier tërmetin, duke paralajmëruar gjithashtu mundësinë e lëkundjeve pasuese në orët ose ditët në vijim. Sipas dëshmitarëve, tërmeti shkaktoi lëkundje të forta të ndërtesave dhe momente paniku mes popullsisë. Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane ka aktivizuar planet e emergjencës në zonat e prekura, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndërtesat...
Burimi:
javanews.al