Tërmet i fortë 6.2 në Kalabri, lëkundjet ndihen në gjithë Italinë Jugore

Tërmet i fortë 6.2 në Kalabri, lëkundjet ndihen në gjithë Italinë Jugore

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 u regjistrua në orën 00:12 në Kalabri, me epiqendër në zonën e Cosenca-s. Epiqendra u lokalizua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në një thellësi prej 250 km dhe rreth 41 km në perëndim të Cosenza. Intensiteti i tërmetit ishte i tillë që u ndie në të gjithë Italinë Jugore, deri në Palermo. Lëkundja u ndie gjithashtu në Napoli dhe në disa komuna të zonës së Vezuvit, si Portici, deri pranë kufijve me provincën e Salernos. Ajo u ndie edhe në Bazilikatë, veçanërisht në zonat kufitare me Kalabrinë, si dhe në Puglia dhe Sicili. Në disa qytete, disa qytetarë dolën në rrugë dhe filluan të telefononin Mbrojtjen Civile Rajonale dhe zjarrfikësit, kryesisht për të marrë informacion....