Tensionet shpërthejnë/ Trump: Do të ruajmë Hormuzin dhe do të paguhemi
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po marrin kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se Uashingtoni do të paguhet për garantimin e sigurisë në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë. Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se SHBA mund të marrë rolin e mbrojtjes së ngushticës. “Shtetet e Bashkuara ndoshta do ta drejtojnë Ngushticën e Hormuzit. Nëse e drejtojmë ne, do të paguhemi. Do të bëhemi roje të Ngushticës dhe do të paguhemi për ta ruajtur atë”, deklaroi ai, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara po marrin kontrollin e Ngushticës”. Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm. Sipas Axios, forcat amerikane kanë ndërmarrë një valë të re...
Burimi:
ntv.al