Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më seriozë se kurrë, ndoshta s’ka më sulm

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më seriozë se kurrë, ndoshta s’ka më sulm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se tensionet me Iranin mund të zgjidhen përmes diplomacisë, duke deklaruar se Teherani është “më serioz se kurrë më parë” për zhvillimin e bisedimeve. Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë kushtuar teknologjisë bërthamore, Trump tha se nuk ka marrë ende një vendim për ndërmarrjen e një sulmi të madh ushtarak ndaj Iranit, pavarësisht deklaratave të mëhershme se një opsion i tillë ishte në tavolinë. “Për momentin po zhvillojmë bisedime me ta, ndaj ndoshta nuk do të ketë një pikë kthese që do të çonte në një sulm masiv”, deklaroi presidenti amerikan para gazetarëve në Zyrën Ovale. Ai theksoi se ekzistojnë dy skenarë: vazhdimi i situatës aktuale ose arritja e një marrëveshjeje që do...