Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës
Një cisternë nafte ka shpërthyer në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se është përplasur me një minë detare, raportojnë mediat iraniane. Incidenti ka rikthyer shqetësimet për sigurinë në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta. Paralelisht me ngjarjen, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, bëri të ditur se është shënuar përparim në bisedimet me Omanin për krijimin e mekanizmave që do të garantojnë sigurinë e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit. Zhvillimet vijnë pas dy netësh pa sulme amerikane ndaj Iranit, duke shënuar një pauzë pas gati dy javësh bombardimesh të ndërsjella. Teherani ka njoftuar se, si përgjigje ndaj kësaj qetësie relative, ka pezulluar përkohësisht...
Burimi:
javanews.al