Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Libanit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë. Mes viktimave raportohet se ka gra dhe fëmijë, ndërsa dhjetë persona u vranë në një sulm të vetëm që goditi një banesë në qytetin Deir Qanoun. Sipas autoriteteve libaneze, në sulm mbetën të plagosur edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe një vajzë të mitur. Ndërkohë, në rajonet Nabatieh dhe Tyre, sulme të tjera ajrore shkaktuan nëntë viktima dhe dhjetëra të plagosur. BBC shkruan se përplasjet mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah vazhdojnë pavarësisht marrëveshjes për zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Dy palët pritet të rikthehen në tryezën e bisedimeve në fillim të muajit...