Tensionet me Kinën, Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Tensionet me Kinën, Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Tajvani ka nisur një seri stërvitjesh ushtarake 5-ditore me pjesëmarrjen e forcave tokësore, ajrore dhe detare, në një periudhë kur tensionet me Kinën vazhdojnë të mbeten të larta. Autoritetet në Taipei deklarojnë se manovrat janë pjesë e programit të rregullt vjetor të trajnimit të Forcave të Armatosura, por ato zhvillohen në një moment kur shqetësimet për sigurinë e ishullit janë shtuar ndjeshëm. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, ushtrimet synojnë të testojnë gatishmërinë luftarake të njësive ushtarake, të përmirësojnë koordinimin ndërmjet forcave të ndryshme dhe të forcojnë aftësinë për t’iu përgjigjur një situate të mundshme krize. Një nga objektivat kryesore është kalimi i shpejtë nga gjendja e paqes në atë të luftës, duke simuluar kushte sa më reale të fushë-betejës. Gjatë ditës së parë të...