Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

Tensionet në Gjirin Persik vijojnë të mbeten të larta, ndërsa ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje e jashtme në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, jashtë marrëveshjes së arritur me Shtetet e Bashkuara, mund të sjellë një përshkallëzim të ri të situatës. Deklarata e Araghchit vjen pas tre ditësh përplasjesh të reja mes Teheranit dhe Uashingtonit, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të parashikuar në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar më 17 qershor për kontrollin e kësaj rruge strategjike detare. Edhe pse Ngushtica e Hormuzit u rihap më 17 qershor, autoritetet iraniane kanë lejuar vetëm një korridor lundrimi përgjatë bregdetit të tyre, duke paralajmëruar se çdo anije që nuk respekton rregullat e vendosura mund të...