Tensione për Hormuzin, Irani: Çdo mbështetje për SHBA-në do të konsiderohet akt armiqësor!
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin e Ngushticës së Hormuzit në këmbim të kompensimit financiar. Komanda e Bashkuar e Forcave të Armatosura të Iranit paralajmëroi Uashingtonin të mos përpiqet të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj rruge strategjike detare, duke kërcënuar gjithashtu me pasoja edhe vendet që bashkëpunojnë me SHBA-në. “Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Komandës Qendrore “Qatam al-Anbiya”, në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror IRIB. Sipas Zolfagharit, forcat iraniane do të reagojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje që, sipas Teheranit, cenon sigurinë dhe kontrollin e Iranit mbi zonën....
Burimi:
vizionplus.tv