Tensione Francë-Rusi në Atlantik, sekuestrohet cisternë nafte

Tensione Francë-Rusi në Atlantik, sekuestrohet cisternë nafte

Marina Franceze sekuestroi një tjetër anije cisternë ruse nafte, gjatë një operacioni të kryer në det të hapur në Atlantik “me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar”. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi incidentin sot në një postim në X. “Është e papranueshme”, shkroi ai, “që anijet të shmangin sanksionet ndërkombëtare, të shkelin ligjin detar dhe të financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, shkruan presidenti francez në një postim të shoqëruar me imazhe të sekuestrimit. Ky është operacioni i katërt i tillë i kryer nga Franca, e cila është e angazhuar në luftën kundër flotës në hije të Rusisë. Por, i furishëm ishte reagimi nga Kremlini, shkruan A2. “Ne i konsiderojmë veprime të tilla si të paligjshme,...