Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë një tarifë importi prej 100% ndaj çdo vendi europian që aplikon taksa mbi shërbimet dixhitale të kompanive amerikane të teknologjisë. Ai tha se masa do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të zëvendësojë çdo marrëveshje tregtare dypalëshe ekzistuese, shkruan A2. Paralajmërimi vjen në një kohë kur disa vende europiane po shqyrtojnë ose kanë vendosur tashmë taksa të tilla për gjigantët si Apple, Google, Meta dhe Amazon. Deklarata e Trump ka ngritur pikëpyetje edhe për ndikimin që mund të ketë ndaj Mbretërisë së Bashkuar, e cila e zbaton këtë taksë që nga viti 2020. Zhvillimi pritet të rrisë tensionet tregtare mes SHBA-së dhe Europës.
Burimi:
javanews.al