Tension në Ngushticë, Marina amerikane  shoqëron sërish  cisternat përmes korridorit strategjik të naftës

Tension në Ngushticë, Marina amerikane  shoqëron sërish  cisternat përmes korridorit strategjik të naftës

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar operacionin detar të eskortimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, në një sinjal të ri të përshkallëzimit të pranisë ushtarake amerikane në një nga korridoret më strategjike energjetike të botës. Sipas raportimit të Wall Street Journal, që citon zyrtarë ushtarakë amerikanë, Marina amerikane po udhëheq sërish kalimin e anijeve tregtare dhe cisternave përmes Hormuzit, pas një përpjekjeje të ngjashme të ndërprerë më herët këtë muaj. Raportohet se forcat amerikane kanë shoqëruar tashmë një cisternë greke me rreth dy milionë fuçi naftë bruto, pranë brigjeve të Omanit. Anija, sipas raportimit, kishte mbetur e bllokuar në Lindjen e Mesme që prej muajit mars dhe tashmë është nisur drejt Indisë. Lëvizja vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Washington-it dhe Teheranit, ndërsa...