Makinat luksoze “pushtojnë” Tiranën/ Policia gjobit mbi 3 mijë drejtues në 48 orë
Muaji gusht ka sjellë në rrugët e Tiranës jo vetëm një fluks të shtuar turistësh, por edhe një numër më të madh automjetesh luksoze. Krahas vëmendjes që tërheqin këto mjete, policia ka konstatuar edhe një sërë shkeljesh gjatë qarkullimit në kryeqytet dhe në akset kryesore rrugore. Në qendër të Tiranës janë evidentuar raste të drejtimit me shpejtësi shumë të ulët, ndërsa në autostrada janë konstatuar situata të kundërta, me drejtues që lëvizin me shpejtësi të lartë, por edhe mjete që qarkullojnë ngadalë në korsinë e parakalimit, duke penguar lëvizjen e automjeteve të tjera. Në kuadër të kontrolleve, policia ka vendosur gjoba që variojnë nga 10 deri në 15 mijë lekë për drejtuesit që pengojnë qarkullimin për shkak të lëvizjes me shpejtësi të ulët. Mes mjeteve...
Burimi:
ntv.al