Spaho listë PYETJESH për Berishën: Po ra Rama nga pushteti në shtator, si do i tundosh qytetarët?

Spaho listë PYETJESH për Berishën: Po ra Rama nga pushteti në shtator, si do i tundosh qytetarët?

Ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat Edmond Spaho, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar konferencën e sotme për shtyp të kreut të demokratëve Sali Berisha dhe mënyrën se si ai është duke e drejtuar partinë. Kujtojmë se ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike mbajti një konferencë për shtyp, ku u ndal te disa çështje, përfshirë këtu situatën me zjarret, apo brenda PS.  Mirëpo sipas këndveshtrimit të Spahos, Partia Demokratike duhet t’i kthejë njëhre sytë nga vetja, dhe të shohë nëse ka një program të sajin, aksion politik apo alternativa. “Maxhoranca duhet te kete panik, tmerr dhe frike nga opozita, por ne te vertete paska nga vetja. A ka opozita jone program te sajin, aksion politik te sajin, a ka...