Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për pasojat e rënda të valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, duke bërë të ditur se nga 21 qershori janë regjistruar mbi 1.300 vdekje të lidhura me temperaturat ekstreme. Lajmi u bë publik nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili theksoi se Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me një ritëm të rritjes së temperaturave dy herë më të lartë se mesatarja globale. Sipas tij, nxehtësia ekstreme përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe stresi nga temperaturat e larta mbetet një nga shkaqet më të nënvlerësuara të vdekjeve. Për këtë arsye ai e cilësoi atë si një “vrasës të heshtur”, pasi në shumë raste nuk identifikohet...