Temperatura mbi 40°C, Franca ndalon alkoolin në publik dhe kufizon aktivitetet në natyrë për shkak të të nxehtit ekstrem
Franca ka vënë në gatishmëri shërbimet e emergjencës dhe forcat ushtarake për rrezikun e zjarreve, ka kufizuar konsumimin e alkoolit në hapësira publike dhe ka anuluar disa aktivitete sportive në natyrë për shkak të valës së të nxehtit që po prek pjesë të Evropës. Rreth një e treta e territorit francez është nën alarm të kuq të shërbimit kombëtar të motit këtë të diel, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona. Parashikimet tregojnë se e hëna do të jetë edhe më e nxehtë. Kulla Eiffel dhe disa pika të tjera në Paris kanë vendosur sisteme freskimi me spërkatje uji për të ndihmuar qytetarët dhe turistët. Autoritetet kanë ndërmarrë një sërë masash për të ulur rreziqet që lidhen me temperaturat...
Burimi:
syri.net