Telefoni i gazetarit “tërbon” Lavrovin në Indi, ministri rus: Dorëzo telefonin, përndryshe forcat e sigurisë nxjerrin armët

Telefoni i gazetarit “tërbon” Lavrovin në Indi, ministri rus: Dorëzo telefonin, përndryshe forcat e sigurisë nxjerrin armët

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, po mbante një fjalim gjatë një vizite zyrtare në Indi dhe gjatë saj është regjistruar një incident i rëndë me një gazetar të pranishëm në sallë. Gjatë konferencës, gazetarin e telefonojnë, zilja dëgjohet në sallë dhe për më shumë ai vendos të përgjigjet, duke folur me zë të ulët. Por pavarësisht përpjekjes së tij, zëri u dëgjua në ambient. Kaq mjaftoi që Lavrov të ndërpriste konferencën dhe t’i drejtohej ashpër gazetarit për qetësi, e më pas me një paralajmërim “të armatosur”. “Dëgjoni, a mund të na lini të vazhdojmë? Nuk po bëj shaka”, tha ai. Menjëherë më pas, Lavrov iu drejtua pjesëtarëve të sigurisë me fjalët: “Djema, nxirreni që këtej!” Pas disa sekondash, ministri rus shtoi: “Zotëri, më falni....