Teknikat e Trump nuk funksionojnë, Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit 

Teknikat e Trump nuk funksionojnë, Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit 

Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka refuzuar kushtet e armëpushimit të rinovuar mes Izraelit dhe Libanit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, e cilësoi marrëveshjen si “të kotë” dhe “poshtëruese” për Libanin, duke deklaruar se ajo përfaqëson një dorëzim ndaj Izraelit. Marrëveshja e re, e shpallur nga SHBA-ja, Izraeli dhe Libani, parashikon krijimin e zonave të sigurisë brenda territorit libanez, ku operativët e Hezbollahut nuk do të lejohen të veprojnë. Ajo gjithashtu kërkon ndërprerjen e plotë të zjarrit nga grupi dhe tërheqjen e luftëtarëve të tij nga zona jugore pranë kufirit me Izraelin. Në deklaratën e tij, Qassem tha se Hezbollahu nuk ka qenë pjesë e negociatave dhe se kushtet e armëpushimit përmbushin objektivat strategjike të Izraelit. Ai...