Teherani konfirmon: Sanksionet në tryezën e negociatave
Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit që ka tronditur Lindjen e Mesme po hyn në një fazë vendimtare, ndërsa nga Teherani kanë ardhur sinjale të reja mbi përmbajtjen e paktit dhe paralajmërime të drejtpërdrejta ndaj Izraelit. Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi se Izraeli duhet të presë një “përgjigje të ashpër” nëse vazhdon sulmet në jug të Libanit, një zhvillim që vjen në kohën kur po finalizohen detajet e memorandumit të mirëkuptimit mes Uashingtonit dhe Teheranit. Paralelisht, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, konfirmoi se marrëveshja përfundimtare me Shtetet e Bashkuara do të përfshijë dy çështje kyçe: programin bërthamor iranian dhe heqjen e sanksioneve ekonomike. Sipas tij, negociatat për marrëveshjen finale do të nisin menjëherë...
Burimi:
ntv.al