Bayern s’ka nevojë për blerje tjetër! Mbrojtësi “i dështuar” po shkëlqen në stërvitje

Bayern s’ka nevojë për blerje tjetër! Mbrojtësi “i dështuar” po shkëlqen në stërvitje

11 Gusht 2026 19:29 Telesport Bayern duket se nuk ka nevojë për një tjetër mbrojtës të djathtë. Sacha Boey ka shkëlqyer deri tani gjatë fazës përgatitore. Çdo ditë në stërvitje francezi është dalluar për agresivitetin e tij në fushë dhe për faktin se është proaktiv. Edhe pse i është bërë e qartë se është nxjerrë zyrtarisht në shitje, Boey vazhdon të punojë dhe të përpiqet të bindë me paraqitjet e tij. Mbrojtësi i krahut të djathtë, i transferuar për mbi 30 mln euro para disa vitesh, ka marrë lëvdata nga trajneri Kompany për ndeshjen e tij kundër Aston Villa në Hong Kong. Megjithatë, Bayern nuk e ka ndarë mendjen.