Të shtëna në festivalin latin në Toronto, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur, autorët në arrati
Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur pas një shkëmbimi zjarri mes personave të armatosur gjatë festivalit Salsa on St. Clair, festivali më i madh latin rrugor në Kanada, i mbajtur të shtunën në Toronto. Sipas Policisë së Torontos, të paktën dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit mes një turme prej rreth 13 mijë pjesëmarrësish. Autoritetet bëjnë të ditur se gjashtë persona u qëlluan me armë zjarri, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Zëvendësshefi i Policisë së Torontos, Frank Barredo, tha se dy viktimat që humbën jetën ishin burra, ndërsa katër të plagosurit u transportuan në spital me plagë të rënda. Sipas autoriteteve, ngjarja duket se ishte rezultat i një konflikti mes dy personave që kishin në shënjestër...
Burimi:
javanews.al