Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA në Toronto
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e para të mëngjesit pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Toronto, në incidentin e dytë të këtij lloji brenda pak muajsh. Policia kanadeze bëri të ditur se nga ngjarja nuk pati persona të lënduar. Sipas autoriteteve, rreth orës 04:46 me orën lokale, efektivët dëgjuan të shtëna në zonën pranë godinës diplomatike. Menjëherë pas ngjarjes, një automjet i bardhë pa targa u pa duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia nisi ndjekjen, por drejtuesi i mjetit arriti të largohej. Zona përreth konsullatës u izolua nga autoritetet, ndërsa në vendngjarje u gjetën gëzhoja armësh. Deri tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë dhe hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve. Ky është incidenti i dytë...
Burimi:
vizionplus.tv