Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto, 2 persona humbin jetën, 4 të tjerë mbeten të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri gjatë festivalit të salsës në Toronto të Kanadasë. Sipas Policisë së Torontos, ngjarja ndodhi në zonën e St. Clair Avenue, ku po zhvillohej festivali vjetor “Salsa në St. Clair”. Autoritetet bënë të ditur se të shtënat ndodhën pas një shkëmbimi zjarri mes dy personave, ndërsa në vendngjarje u sekuestruan dy armë zjarri. Në momentin e incidentit, në festival ndodheshin rreth 13 mijë persona. Policia ka ngritur tre skena krimi dhe vijon hetimet, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. Ndërkohë, kryeministri i Ontarios, Doug Ford, dënoi dhunën...
Burimi:
vizionplus.tv