“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”, Zelensky bisedon me Witkoff dhe Kushner

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”, Zelensky bisedon me Witkoff dhe Kushner

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një bisedë me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. “Biseda ishte pozitive dhe e rëndësishme për mënyrat se si të rivitalizojmë diplomacinë dhe ta sjellim paqen më afër,” shkroi Zelensky në platformën X. Ai shtoi se të dyja palët do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë. Sipas burimeve, biseda u fokusua në përpjekjet për të ringjallur procesin diplomatik lidhur me luftën në Ukrainë. Zelensky theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me figurat kyçe të administratës amerikane. Më herët, presidenti Zelensky pati zhvilluar një bisedë edhe me ambasadorin amerikan në NATO, Matthew Whitaker