Takimi i Sekretarit Rubio me Papën pas përplasjeve me Trump për luftën, zbulohet çfarë u fol pas dyerve të mbyllura
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe Papa Leo XIV zhvilluan sot takimin e shumëpritur, teksa janë zbuluar edhe detaje mbi atë që është folur. Bëhet me dije se në takim është diskutuar mbi “situatën në Lindjen e Mesme dhe temat me interes të ndërsjellë në Hemisferën Perëndimore”, sipas një njoftimi të shkurtër të takimit të tyre të sotëm nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. “Takimi nënvizoi marrëdhënien e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë dhe angazhimin e tyre të përbashkët për të promovuar paqen dhe dinjitetin njerëzor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Rubio qëndroi brenda Pallatit Apostolik për më shumë se dy orë, sipas gazetarëve që ishin të pranishëm në terren. Nuk është e qartë sesa zgjati takimi...
Burimi:
top-channel.tv