Sulmohet një anije që transportonte mallra me shumicë në brigjet iraniane
Një anije transportuese mallrash me shumicë që lundronte pranë bregdetit iranian është sulmuar nga disa anije të vogla, sipas Zyrës Britanike të Sigurisë Detare (UKMTO), raporton CNN. Incidenti u raportua këtë mëngjes nga UKMTO, e cila njoftoi se sulmi ndodhi rreth 11 milje detare në perëndim të Sirikut në Iran. Fatmirësisht, ekuipazhi i anijes nuk u lëndua dhe nuk u raportuan të plagosur si pasojë e sulmit. Agjencia britanike nuk dha detaje në lidhje me vendin ku është regjistruar anija. Ky incident vjen pas një periudhe tensioni në rajon, ku përpjekjet për të siguruar lundrimin në ujërat e Gjirit Persik janë intensifikuar.
Burimi:
vizionplus.tv