Sulmi rus/ Analiza e BBC: Çfarë vendimesh priten tashmë nga Rumania dhe NATO-ja

Sulmi rus/ Analiza e BBC: Çfarë vendimesh priten tashmë nga Rumania dhe NATO-ja

Nga Paul Kirby, BBC Dëmet në pallatin e banimit në Galați janë të konsiderueshme dhe situata mund të kishte qenë shumë më e rëndë sesa vetëm dy persona të dërguar në spital me plagë të lehta dhe dhjetëra të tjerë të evakuuar. Sipas ushtrisë rumune, nëse ndërtesa do të ishte goditur pak më poshtë, numri i viktimave do të kishte qenë shumë më i madh. Mbrojtja e këtij qyteti, vetëm 14 kilometra nga kufiri me Ukrainën, është jashtëzakonisht e vështirë dhe përbën një sfidë të madhe si për NATO-n, ashtu edhe për Bashkimin Evropian. Ndryshe nga Ukraina, Romania nuk është zonë lufte. Ajo është një anëtare kyçe e NATO-s, që mbron krahun lindor të aleancës, dhe njëkohësisht pjesë e Bashkimit Europian. Por kufiri lindor pranë...