Sulmi në Rumani, vjen reagimi nga Kremlini: Ja si qëndron e vërteta
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se akuzat për fluturime të dronëve rusë mbi vende të BE-së janë “krejtësisht të pabazuara” dhe pa prova konkrete. Sipas saj, deri tani nuk është paraqitur “asnjë fakt apo provë materiale” që të vërtetojë pretendimet ndaj Rusisë. Deklaratat vijnë pas incidentit në Rumani, ku një dron goditi një pallat në qytetin Galați dhe plagosi dy persona. Pas ngjarjes, presidenti rumun Nicușor Dan njoftoi mbylljen e konsullatës ruse në Konstancë dhe shpalljen “persona non grata” të konsullit rus Andrei Kosylin. Moska reagoi menjëherë, duke paralajmëruar kundërmasa diplomatike ndaj Bukureshtit. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se Aleanca është “e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat”. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare,...
Burimi:
javanews.al