Sulmi me thikë në Londër, flet nëna e të riut izraelit që u plagos: Jam e tmerruar që këto gjëra mund të ndodhin në rrugët e Londrës

Sulmi me thikë në Londër, flet nëna e të riut izraelit që u plagos: Jam e tmerruar që këto gjëra mund të ndodhin në rrugët e Londrës

Një 45-vjeçar u arrestua dje në Londër, pas një sulmi me thikë ndaj disa personave, teksa një i ri nga Izraeli mbeti i plagosur. Nëna e Shloime Rand i tha BBC-së se djali i saj, i plagosuri 34-vjeçar i sulmit të djeshëm, është në “gjendje të qëndrueshme”. “Si nënë, jam shumë e tmerruar që këto gjëra mund të ndodhin në rrugët e Londrës, në një komunitet të pafajshëm, ku ne përpiqemi të mos lëndojmë askënd. Shloime po ecte në rrugë duke u marrë me punët e veta. Munda ta shihja dje. Falë Zotit, ishte i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës. Shpresojmë të jetë në shtëpi së shpejti”, u shpreh nëna. Autori, shtetas britanik i lindur në Somali, u arrestua pas sulmit dhe akuzohet për tentativë vrasjeje....