Sulmi me raketa i Iranit, nga nesër Izraeli mbyll të gjitha shkollat ​​

Sulmi me raketa i Iranit, nga nesër Izraeli mbyll të gjitha shkollat ​​

Autoritetet izraelite urdhëruan që të gjitha shkollat ​​në vend të mbyllen nesër për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë. Sipas ushtrisë në mediat sociale, dy breshëri raketash u qëlluan nga Irani këtë mbrëmje drejt pjesës veriore të Izraelit. Irani është gati për një "konfrontim të drejtpërdrejtë" me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nëse ofensiva izraelite në Liban vazhdon, tha më herët sot Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori Mohammad Bagher Ghalibaf. Lëvizja Hezbollah e Libanit tha se këtë mëngjes kishte shënjestruar me raketa disa pozicione ushtarake në Izraelin verior, disa orë pas një sulmi ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit, të cilin Izraeli e quajti hakmarrje për zjarrin armik.