Sulmi me dron me një vdekur dhe 63 të plagosur në aeroportin e Kuvajtit, publikohet video e momentit të goditjes

Sulmi me dron me një vdekur dhe 63 të plagosur në aeroportin e Kuvajtit, publikohet video e momentit të goditjes

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 63 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron iranian që goditi aeroportin e Kuvajtit të mërkurën në mëngjes, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajonin e Gjirit Persik. Sipas raportimeve, nga sulmi janë shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturën e aeroportit, përfshirë edhe objektet diplomatike brenda zonës së tij. Si pasojë, fluturimet u pezulluan për disa orë, ndërsa autoritetet vendase ndërhynë për të stabilizuar situatën. Reagimi i Kuvajtit ka qenë i menjëhershëm në nivel diplomatik. Qeveria ka shpallur dy anëtarë të misionit diplomatik iranian persona të padëshirueshëm dhe u ka kërkuar të largohen nga vendi brenda 24 orëve. Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare është publikuar edhe një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë,...