Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Gjashtë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në Kiev, ku mes viktimave është edhe autori, i cili u vra nga forcat speciale të policisë. Sipas autoriteteve, një person i armatosur hapi zjarr ndaj kalimtarëve në zonën Holosiivskyi të kryeqytetit ukrainas, përpara se të strehohej brenda një supermarketi. Gjatë operacionit për neutralizimin e tij, autori mori peng persona brenda objektit dhe qëlloi ndaj forcave të rendit. Pas ndërhyrjes së njësive speciale, ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit. Fillimisht u raportuan pesë viktima, por bilanci u rrit në gjashtë pasi një grua e plagosur ndërroi jetë në spital, sipas kryebashkiakut të Kievit. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, konfirmoi se forcat speciale hynë në supermarket për të arrestuar autorin, por ai...