Sulmi amerikan ndaj cisternës pranë Omanit, konfirmohen të vdekur tre marinarë indianë
Tre marinarë indianë të raportuar fillimisht si të zhdukur janë konfirmuar të vdekur pas sulmit të ushtrisë amerikane ndaj një anijeje cisternë pranë brigjeve të Omanit. Lajmi u bë i ditur nga ministri indian i Transportit Detar, Sarbananda Sonowal, i cili shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. Ngjarja ndodhi pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte goditur me “municione precize” dhomën e motorëve të anijes cisternë M/T Settebello, me flamur të Palaut. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, anija po transportonte naftë iraniane dhe po përpiqej të thyente bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane. Sipas autoriteteve amerikane, ekuipazhi ishte paralajmëruar përpara ndërhyrjes ushtarake. Ministria e Jashtme e Indisë deklaroi një ditë më parë se tre shtetas indianë rezultonin të zhdukur pas sulmit, ndërsa 21 anëtarë të tjerë...
Burimi:
top-channel.tv