Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë iranianë, goditet impianti jetik në Hormozgan
Një sulm amerikan ka dëmtuar rëndë një impiant për filtrimin e ujit të detit në fshatin Bunji, në qarkun Jask të provincës Hormozgan në Iran, duke ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për mijëra banorë. Sipas Hamzeh Pour, drejtuesit të kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në Hormozgan, sulmi ka shkaktuar ndërprerjen e plotë të furnizimit me ujë për 20 fshatra, ku jetojnë rreth 10 mijë persona. Ai deklaroi se nga sulmi u dëmtuan stacioni i pompimit që merrte ujë nga deti, si dhe një transformator energjie që shërbente për funksionimin e impiantit të shkripëzimit. Për pasojë, procesi i prodhimit dhe shpërndarjes së ujit të pijshëm është bllokuar. Zyrtari iranian i cilësoi sulmet amerikane si “akte kriminale dhe terroriste”, duke akuzuar Washingtonin se ka goditur infrastrukturë...
Burimi:
vizionplus.tv