Sulmet ukrainase ndaj rafinerive në rusi, shkakton mungesë të karburantit

Sulmet ukrainase ndaj rafinerive në rusi, shkakton mungesë të karburantit

Në juglindje të Rusisë, biznesi i Daniilit për dhënien me qira të motobarkave ka hasur në telashe. Kufizimet në shitjen e karburantit nënkuptojnë se flota e tij në rajonet e Rostovit dhe Krasnodarit është e bllokuar, tha ai në një postim në rrjetet sociale: “Në çdo pikë karburanti më thonë të shporrem”. Problemi i Daniilit është se, në shumë raste, klientëve u ndalohet të mbushin karburant në bidonë në vend të makinave, për të shmangur grumbullimin e rezervave në kohën kur mungesat përhapen në të gjithë Rusinë si pasojë e shtimit të sulmeve të Ukrainës me dronë dhe raketa ndaj rafinerive dhe objekteve të tjera të naftës. Por, shoferët shpesh nuk mund të blejnë më shumë se vetëm 20 litra karburant në pikat e karburantit....