Sulmet në Rripin e Gazës, ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmon vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit

Sulmet në Rripin e Gazës, ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmon vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Odeh, gjatë një bastisjeje në Rripin e Gazës. Në një reagim të publikuar në platformën X, Katz deklaroi se “komandanti i katërt i krahut ushtarak të organizatës Hamas në Gaza u eliminua” dhe shtoi se operacioni u krye nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet. Ai përgëzoi forcat izraelite për operacionin, duke theksuar se Izraeli mbetet i përkushtuar për të ndëshkuar të gjithë ata që, sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit. “Ne jemi të përkushtuar për të eliminuar të gjithë ata që udhëhoqën masakrën e 7 tetorit dhe kështu do të jetë: të gjithë janë të dënuar me vdekje, kudo...