Irani paralajmëron Europën për bazat amerikane! Ministri i Jashtëm i drejtohet Bullgarisë dhe Qipros

Irani paralajmëron Europën për bazat amerikane! Ministri i Jashtëm i drejtohet Bullgarisë dhe Qipros

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi, i kërkoi Bullgarisë të rishqyrtojë vendimin e saj për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Bezmer. Sipas mediave shtetërore iraniane, Aragchi pati një telefonatë me homologen e tij bullgare, Velislava Petrova-Chamova. Gjatë bisedës, kryediplomati iranian tha se vendimi i Sofjes për të miratuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara ishte i papranueshëm dhe sipas tij edhe në kundërshtim me marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis Iranit dhe Bullgarisë. Qeveria bullgare ka thënë se në bazat e saj nuk do të vendosen armë për sulme dhe se ky veprim nuk e bën Bullgarinë palë në operacionet ushtarake. Teherani ka paralajmëruar vazhdimisht vendet që lejojnë që territori i tyre të përdoret për operacione ushtarake amerikane kundër tij...

TË FUNDIT

MË SHUMË