Sulmet në Gaza, Izraeli: Ekzekutuam Abu Mallouh, një figurë kyçe e Hamasit në prodhimin e armëve

Sulmet në Gaza, Izraeli: Ekzekutuam Abu Mallouh, një figurë kyçe e Hamasit në prodhimin e armëve

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë eliminuar Mohammad Abu Mallouh, një figurë kyçe në prodhimin e armëve të Hamasit, në Gaza. "Para sulmit, u morën masa për të minimizuar dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve precize dhe mbikëqyrjen ajrore", thuhej më tej në një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.