Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme
Sulmet me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vijuar gjatë natës, me intensitet të lartë në të dyja drejtimet. Autoritetet ruse njoftuan se forcat e mbrojtjes ajrore kanë interceptuar dhe shkatërruar 605 dronë ukrainas gjatë orëve të natës. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmet janë regjistruar në disa zona, përfshirë rajonin e Moskës, Detin e Zi dhe rajonin e Jaroslavlit. Në qytetin rus të Jaroslavlit, ku ndodhet një nga rafineritë më të mëdha të naftës në vend, pamjet e publikuara tregojnë një re të dendur tymi të zi pas një sulmi me dron. Guvernatori i rajonit, Mikhail Evraev, deklaroi se bëhej fjalë për sulmin më të madh të këtij lloji ndaj zonës, duke pretenduar se 92 dronë ishin shkatërruar. Rafineria e naftës Slavneft-Yanos në Jaroslavl...
Burimi:
javanews.al