Sulm në një ndërtesë banimi në Kiev, humbin jetën 24 persona
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur të premten se sulmi raketor rus ndaj një ndërtese banimi në Kiev, i ndodhur një ditë më parë, ka lënë të vdekur 24 persona, mes tyre edhe tre fëmijë. Sipas Zelenskyt, ekipet e emergjencës përfunduan kërkimet në rrënojat e ndërtesës pas më shumë se një dite operacionesh shpëtimi. Ai e publikoi informacionin përmes platformës X. Raketa goditi një bllok banimi nëntëkatësh, ndërsa forcat ajrore ukrainase deklaruan se bëhej fjalë për sulmin më të madh ajror rus ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë, raporton AP. Sulmi kishte në shënjestër kryesisht kryeqytetin ukrainas, Kievin, ku sipas autoriteteve u plagosën 48 persona, përfshirë dy fëmijë. Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës pas armëpushimit të përkohshëm të datave...
Burimi:
vizionplus.tv