Sulm ndaj Rusisë: Nëntë të vrarë dhe më shumë se 60 të plagosur në sulmet me dronë ukrainasë
Të paktën nëntë persona u vranë dhe më shumë se 60 të tjerë u plagosën në sulmet me dronë ukrainasë ndaj Rusisë gjatë natës, njoftuan sot zyrtarët rusë. Një dron ukrainas goditi një depo nafte në qytetin Noginsk, në veri të Elektrostal, duke shkaktuar një zjarr dhe duke çuar në evakuimin e një materniteti aty pranë dhe një ndërtese banimi, sipas Guvernatorit të Rajonit të Moskës Andrey Vorobyov. Ai tha se në rajonin e Moskës, një person i plagosur vdiq në spital dhe se gjithsej 37 të tjerë u plagosën. Guvernatori rajonal i Tambovit, Yevgeny Pervishov, tha se shtatë punëtorë të turnit të natës u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën në depon në Kotovsk. Një person tjetër u vra dhe një tjetër u...
Burimi:
syri.net