Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

Një efektiv policie jashtë shërbimit arrestoi një burrë që sulmoi me dy thika kuzhine tre gra në Paris, duke i plagosur ato gjatë një sulmi të ndodhur paraditen e së hënës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në zonën Porte de Clichy, në veri të kryeqytetit francez. Sipas ministrit të Brendshëm të Francës, Laurent Nuñez, tre gratë, të moshave 19, 24 dhe 36 vjeç, u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Dy prej tyre pësuan plagë të rënda, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëra u godit në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa tjetra në bark. “Autori u neutralizua dhe u arrestua nga një polic që ndodhej jashtë shërbimit,” deklaroi ministri Nuñez. Identiteti i të dyshuarit dhe motivet e sulmit nuk janë bërë ende të...