Sulm me dronë në aeroportin e Kuvajtit, 1 viktimë dhe disa të plagosur

Sulm me dronë në aeroportin e Kuvajtit, 1 viktimë dhe disa të plagosur

Kuvajti tha se sulmet iraniane kanë vrarë një person, kanë plagosur disa të tjerë dhe kanë dëmtuar objekte kyç, përfshirë misione diplomatike, duke theksuar se “rezervon të drejtën” për t’iu përgjigjur sulmeve, transmeton Anadolu. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme dënoi ashpër “sulmet brutale dhe të vazhdueshme” të Iranit me raketa balistike dhe dronë, duke thënë se sulmet e fundit në orët e para të së mërkurës kanë goditur objekte “civile dhe jetike”, përfshirë edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit. Ministria tha se sulmet kanë shkaktuar një të vdekur, disa të plagosur dhe dëme në infrastrukturë kritike, përfshirë misione diplomatike. Në deklaratë thuhet se Kuvajti ruan “të drejtën e plotë dhe të natyrshme” për të marrë masa të përshtatshme në përgjigje të sulmeve “në përputhje me...