Sulm masiv rus në Kiev, shpërthime dhe alarm ajror në kryeqytetin ukrainas
Kryeqyteti ukrainas, Kievi, u godit nga një sulm ajror rus në shkallë të gjerë gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në qytet u dëgjuan shpërthime të fuqishme dhe zjarr nga sistemet kundërajrore. Gazetarët e AFP-së raportuan se sulmet përfshinë dronë dhe raketa balistike, duke rikthyer tensionet pas armëpushimit tre-ditor të shpallur me rastin e përkujtimit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi përmes Telegramit se ushtria ruse po godet qytetin nga ajri dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore deri në përfundimin e alarmit.
Burimi:
syri.net