Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

Pesë alpinistë kanë humbur jetën në malin Elbrus, maja më e lartë e Evropës, pasi u përfshinë nga një stuhi e fortë gjatë ngjitjes. Sipas autoriteteve ruse, ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë trupat e dy viktimave, të cilët ndodheshin në një lartësi prej 5,350 metrash. Më herët, dy alpinistë të tjerë u shpëtuan dhe u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, trupat e tre viktimave të tjera janë lokalizuar, por nuk kanë mundur të evakuohen për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erërave të forta që vazhdojnë në zonë. Sipas mediave ruse, viktimat ishin shtetas të Bosnje dhe Hercegovinës, pjesë e një ekspedite prej shtatë personash nga qyteti i Zenicës. Në grup ndodheshin edhe një çift bashkëshortësh dhe një mjeke e spitalit...