“Stuhia e Pashmangshme”, planet sekrete të Pentagonit për sigurimin e uraniumit iranian

“Stuhia e Pashmangshme”, planet sekrete të Pentagonit për sigurimin e uraniumit iranian

Shtëpia e Bardhë është përfshirë nga një atmosferë ethesh ushtarake pas takimit të fundit të Presidentit Donald Trump me krerët e Pentagonit. Ndërsa bota pret një propozim të ri paqeje nga Teherani, Uashingtoni ka bërë të qartë se “stuhia” është gati dhe të gjitha opsionet ushtarake janë mbi tavolinë nëse diplomacia dështon. Në një mbledhje me rëndësi kritike, Shefi i Centcom, Brad Cooper, dhe Zëvendës Shefi i Shtabit, Dan Caine, i kanë paraqitur Komandantit të Përgjithshëm një strategji të re të bazuar në sulme “të shkurtra dhe të fuqishme”. Planet operative, nga forcat speciale te Ngushtica e Hormuzit Strategjia e propozuar nga gjeneralët amerikanë synon thyerjen e bllokimit të negociatave përmes presionit të drejtpërdrejtë ushtarak. Pikat kyçe të planeve përfshijnë përdorimin e forcave speciale për të marrë...